Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pas mosanëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, duke thënë se bllokimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë i shërben fuqizimit të krimit dhe përkeqëson sigurinë rajonale e globale, raporton lajmi.net.
“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në INTERPOL është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Atë nuk mund ta ndalin “fitoret e Pirros” të Qeverisë së Serbisë”, thuhet në reagimin e PSD-së.
Tutje PSD vlerëson se fushata agresive e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, është dëshmi e dështimit të dialogut në mes të dyja vendeve.
“Fushata agresive e Qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dëshmon dështimin e dialogut të deritanishëm midis Kosovës dhe Serbisë. Ngjarja e sotme duhet të shërbejë si leksion për pushtetin, që të bashkërendohet me opozitën, për ta rikonfiguruar sa më parë dialogun me Serbinë. Dialogu i drejtuar nga Presidenti Thaçi po e bën Serbinë çdo ditë e më shumë agresive kundrejt Kosovës”, thuhet më tutje në reagimin e PSD-së.
Partia Socialdemokrate përmes këtij reagimi ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie politike e profesionale, nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, lidhur me dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri