Gjendet pa shenja jete një i moshuar në Prishtinë

15:07 | 20 Nëntor 2018
M. A.

Një person është gjetur i vdekur sot në Prishtinë. Viktima është gjetur pa shenja jete në një shtëpi, ndërsa shkaqet e vdekjes janë të panjohura.

Një person i moshës 65-vjeҫare është gjetur i vdekur sot rreth orës 14:00, në rrugën e Krujës në Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Arbresh.info.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi në rrugën e Krujës në Prishtinë. Vdekjen e viktimës mashkull 65 vjeҫ e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, ndërsa me rastin po merren njësitet përkatëse./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale