Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL gjatë mëngjesit të sotëm, presidenti i vendit, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore dhe partive politike parlamentare që të bëhen bashkë në çështjet e interesit shtetëror.
Sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksese të reja për Kosovën.
Ndërsa, gjatë procesit të votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Thaçi thotë se kishte drojën e një epilogu të tillë.
Ky është statusi i tij:
Sot, me rastin e votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, nuk kishte fitues. Krekosjet e Beogradit nënkuptojnë hapësirë më shumë për terrorizmin, kriminalitetin, trafiqet e kontrabandës dhe migrimin ilegal.
Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme, por këto për vendin dhe shoqërinë tonë nuk janë të mjaftueshme, sepse Kosova ka nevojë ta përfundojë procesin e konsolidimit në botë.
E kam përcjellë procesin e aplikimit për anëtarësim me shqetësim dhe atë të votimit me dëshpërim të madh. Gjatë gjithë procesit kam pasur rezervat e mia dhe drojën e një epilogu të tillë.
Pozita aktuale e Kosovës në arenën ndërkombëtare pamundëson anëtarësime ku kërkohet votim me 2/3-ta.
Unë edhe një herë ju bëjë ftesë institucioneve shtetërore dhe partive politike parlamentare që të bëhemi bashkë në çështjet e interesit shtetëror, sepse kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksese të reja për Kosovën.
Po ashtu, ftoj që të kuptohet realiteti aktual dhe domosdoshmëria e arritjes së marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që nënkupton njohje reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësim të Kosovës në OKB, NATO dhe BE. HTH
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...