Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është deklaruar pas dështimit të Kosovës për tu bërë anëtare në Interpol.
Sipas tij, pengesa kryesore që shteti ynë nuk është bërë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë ishte gjeo-politika.
“Ajo çka ngjau sot konsiderojë se s’ka të bëjë asgjë me fushën e policisë por gjeopolitikën. Shumicën e delegacione që kemi pas bisedime na kanë thënë se s’kanë qëndrim politik prej ministrave të tyre. Normalisht, se vendimet kemi pritur se do të jenë policore, por fatkeqësisht ndodhi ajo çka ndodhi”, është shprehur ai.
Megjithatë, sipas Qalajt, Republika e Kosovës mori përkrahjen Policive më demokratike në botë.
“Ajo çfarë ndodhi absolutisht nuk na dëshpëron. Besojë se vitin e ardhshëm do të bëjmë përpjekje. Policia e Kosovës është në gjendje që të jetë pjesë e Interpolit. Mirëpo, është bërë punë e madhe nga grupi teknik që ishte pjesë e këtij procesi”, është shprehur ai.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...