Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me zëvëndës presidentin e parë të BERZH-it, Jurgen Rigternik, ku edhe u zotuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin për projektet tejet të rëndësishme për vendin.
“Në fokus të këtij partneriteti do të jenë edhe shumë projekte të tjera të Komunave, që kanë qenë pjesë e prezantimit të Kosovës në Samitin e BERZH në Shkurt të këtij viti në Londër.”, ka thënë mes tjerash Haradinaj, transmeton Indeksonline.
Shkrimi i plotë i Haradinaj në Facebook:
Në takim me zëvendës presidentin e parë të BERZH-it, Jurgen Rigterink, u zotuam se do të vazhdojmë bashkëpunimin për projektet tejet të rëndësishme për vendin.
Ujëmbledhësit, trajtimi i ujërave të zeza, rehabilitimi i rrjetit hekurudhor Hani i Elezit – Prishtinë, Unaza e Prishtinës, janë disa nga projektet për të cilat Qeveria e Kosovës do të bashkëpunoj ngushtë me Bankën Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në fokus të këtij partneriteti do të jenë edhe shumë projekte të tjera të Komunave, që kanë qenë pjesë e prezantimit të Kosovës në Samitin e BERZH në Shkurt të këtij viti në Londër.

Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...