Kosova sot do të jetë në rend dite për tu bërë anëtar i INTERPOL-it.
Veç Kosovës, për këtë pozitë do të aplikojnë edhe Kiribati dhe Vanuatu.
Në një postim në rrjetin social Tëitter, faqja e Interpolit ka sqaruar procedurat që do të jenë deri te vendimi final.
Fillimisht shteti kandidatë, duhet të aplikojë për tu anëtarësuar. Pastaj aplikimi dërgohet te Asambleja e Përgjithshme e Interpolit.
Kjo Asamble voton për anëtarësim ose jo. Shteti kandidat duhet të ketë 2 të tretat e votive të të gjitha shteteve, duke përfshirë edhe abstenimet.
Nëse aplikimi pranohet, atëherë shteti konsiderohet menjëherë si anëtar i INTERPOL-it.
Dje gjatë ditës në një deklarim publik, ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli është shprehur i bindur se Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate.
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...