Ministri i tregtisë i Serbisë Rasim Lajiq ka deklaruar se Komisioni Evropian mund të ndikojë në ndryshimin e vendimit të Kosovës për rritje të tatimit prej 10 për qind në mallin e importuar nga Serbia.
Ai për televizionin serb “TV Pink” ka deklaruar se vendimi mbi rritjen e tatimit “nuk ka asnjë logjikë ekonomike”, porse ky vendim është politik. Lajiq ka pretenduar se me këtë vendim shkelet marrëveshja CEFTA, dhe se CEFTA nuk mund të ndikojë në vendimin e Prishtinës, por BE mundet, sepse një prej qëllimeve të BE-së është krijimi i hapësirës së përbashkët ekonomike, e me këto masa ky qëllim është i pakuptimtë.
Ai ka përsëritur se Serbia nuk do të shkojë në takimet e trupave punues të CEFTA-s të cilat sivjet mbahen në Prishtinë dhe ka theksuar se qysh nga viti 2006 kur është nënshkruar marrëveshja CEFTA, nuk ka ndodhur që dikush të krijojë barriera të tilla ndaj partnerëve tjerë në kuadër të marrëveshjes CEFTA
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...