Dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit do të bëhet së shpejti. Prishtina do të marrë krejt tjetër pamje, kjo pasi komuna është në përfundim të procedurave të prokurimit, e më pas do të fillojnë punimet.
Brenda disa ditësh, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të ndërrojë pamje. Drita e dekorime do të vendosen në sheshet e rrugët e qytetit, për festat e fundvitit.
Komuna e Prishtinës këtë vit ka vendosur të tregohet më dorëlirë se viteve tjera. Ata kanë vendosur t’i ndajnë rreth 75 mijë euro për ta dekoruar kryeqytetin.
“Janë të ndara rreth 75.000 euro për zbukurimin e qytetit, për shkak se këtë vit shtohet edhe sheshi “Adem Jashari”. Jemi në fund të procedurave të prokurimit, me ҫ’rast së shpejti do të kuptohet se sa do të kushtojë në total, dhe kur do të fillojnë me punime”, ka thënë për Express Adonis Tahiri, Zëdhënës i Komunës së Prishtinës.
Vitin e kaluar, komuna ka ndarë 57 mijë e 940 euro për dekorimin e Prishtinës, ndërsa dekorimi kishte filluar me 29 nëntor.
Tradita e dekorimit të kryeqytetit më pas vazhdon me ndezjen e dritave në shesh nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjë kjo e cila vitin e kaluar është bërë me datën 11 dhjetor.
E për dallim nga Prishtina e cila ende nuk i ka përfunduar procedurat, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, para tre ditësh është dekoruar për festat e fundvitit. Kjo sipas kryetarit Erion Veliaj është bërë me kërkesë të qytetarëve të cilët kanë kërkuar nga ai t’i “zgjasë” festat./
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...