Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 për herë të shtatë ka dorëzuar kallëzime penale kundër kriminelëve serbë.
Udhëheqësja e këtij grupi nga Gjakova, Shkëndije Hoda ka bërë të ditur se ata sot kanë dorëzuar 61 dosje me 100 dëshmi në Prokurori.
Sipas saj, është një sukses i madh, pasi e shohin edhe përkrahjen e policisë dhe Prokurorisë të departamentit të Krimeve të Luftës.
“Është kontingjenti i shtatë që i dërgojmë në Prokurori. Janë 61 dosje me 100 dëshmi, ne ende po vazhdojmë të marrim dëshmi nga dëshmitarët e Gjakovës dhe e shohim se e kemi përkrahjen e prokurorisë për krime lufte. Vetëm ka filluar që policia e krimeve të luftës të i marr në pyetje dëshmitarët e Gjakovës dhe kjo tregon një interesim të madh të tyre.
Ajo ka bërë të ditur se në të ardhmen do vazhdojnë me dorëzimin e këtyre kallëzimeve penale deri në dosjen e fundit, duke apeluar që këtë gjë ta bëjnë edhe komunat tjera të njëjtën gjë.
“Ne do të vazhdojmë edhe në vitin tjetër deri të përfundojmë në dosjen e fundit për makabrën që është bërë në komunë e Gjakovës. Apelojë edhe te komunat tjera të cilat kanë pasur të njëjtin rast ta bëjnë të njëjtën gjë sepse historia duhet ta zbardh të vërtetën.
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakma...
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan