Policia Kufitare në Shqipëri ka marr masa shtesë për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit. Masat janë marr në drejtim të forcimit të kontrollit të kamionëve dhe autoveturave si dhe të dokumentacionit të udhëtarëve.
Gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara janë kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.
Në mesin e tyre ishte edhe një shtetas kosovarë. Sipas policisw, gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin E. R, 39 vjeç, banues në Tiranë, u gjet i fshehur në kabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G.T., 37 vjeç, lindur në Kosovë.
Ky shtetas, sipas autoriteteve shqiptare, do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme me linjën Durrës-Ancona për në Itali, duke paguar shoferin E.R me 1 500 euro.
Drejtuesi i kamionit shtetasi E. R u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakma...
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan