Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e jashtëzakonshme për politikën e jashtme.
Në ndërkohë, në këtë mbledhje është vendosur që vazhdimi i seancave të papërfunduara të mbahet të premten në ora 10:00 ndërsa po në këtë ditë do të ketë edhe seancë të re me fillim nga ora 14:00.
Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Kuvendi po i përmbush të gjitha kërkesat ndërkombëtare.
“Këtë javë do te jenë disa projektligje që do të kenë të bëjnë drejtpërdrejtë me agjendën ndërkombëtare. Kuvendi do ti përmbush të gjitha kërkesat ndërkombëtare. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në liberalizimin e vizave” tha ai pas mbledhjes së kryesisë.
Veseli tha se këto projektligje nuk janë kritere për liberalizimin e vizave por përmbushin çështjet që nuk janë të lidhura direkt me vizat.
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakma...
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan