Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, për projektin përkrahës për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së.
Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ka treguar për rendësin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje si dhe për koston financiare që ka kjo marrëveshje.
“Projekti apo nënshkrimi i sotëm është për përkrahjen e zbatimit të MSA-së gjegjësisht për rritjen e kapaciteteve për shërbyesit civil, kemi të bëjmë me 9 kapituj dhe shteti norvegjez do t`i mbështes projektet tona. Për herë të parë do të menaxhojmë që përkrahet nga dy donator norvegjezët dhe Luksemburgut, Ministria e Integrimeve do të menaxhojë me dy projekte të qeverive të nderuara, kohëzgjatje është 3 vite dhe shuma financiare 1.4milion euro”, tha Hoxha.
Në anën tjetër ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tregoi qëllimin e këtij projekti dhe kriteret që duhet të merren parasysh për të pasur progres.
“Pajtohem të gjithë se agjenda e reformës evropiane, MSA-ja janë udhërrëfyes shumë të mirë për reforma dhe progres në Kosovë. Unë besoj se janë dy kritere primare që të vendosen, e para, ministrja Hoxha dhe kryeministri Haradinaj duhet te kenë një koordinim të fuqishëm dhe kriteri i dytë është se duhet të keni kapacitete të mjaftueshme në shërbimin civil dhe në staf. Qëllimi është që të fuqizohen kapacitetet dhe kompetencat e shërbyesit civil që të bëhen punët në formën e duhur”, theksoi ai.
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...
Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Hakimi hyn në histori të...
“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” R...
Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e ...