Dubai, 18 Nëntor -Ne orët e pasdites delegacioni serb ne kuadër te Asamblesë se Përgjithshme te Interpolit qe po mbahet ne Dubai ka kerkuar qe te eliminohet Kosova nga viti i parapare me 20 nentor te ketij viti.
Bie poshtë kërkesa e Serbisë qe Kosova te eliminohet nga votimi. Do përkujtuar se anëtare te Interpolit janë 192 vende. Kurse me te drejte vote 172. Pro votimit i thane 90 vende nga 134. Kështu Kosova ka marrur dritën jeshile nga shumica e vende
ve ter Interpolit që me 20 nëntor te votohet pro pranimit te saj ne ketë organizate botërore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone” nga Dubai.
Ne Dubai te Emirateve sot ka nisur sesioni i 72 i Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga delegatët e emëruar nga qeveritë e vendeve anëtare.
Sekretari i përgjithshëm i Interpolit Stocker: Kosova në rend dite për anëtarësim, ja kur votohet
Si organ suprem i qeverisjes së INTERPOL-it, ai mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që prekin politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës, financat dhe programet e aktiviteteve. Asambleja e Përgjithshme e Interpol-it, do të mbahet prej 18 deri më 21 nëntor në Dubai Shtetet anëtare të Interpol po mblidhen sot në Dubai për të zgjedhur presidentin e ri pasi ish-udhëheqësi i agjencisë ishte arrestuar në Kinë. Meng Hongwei, ishte zëvendësministri i sigurisë publike të Kinës, ndërkohë që udhëhoqi Interpolin, u zhduk deri sa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator.
Sekretari i përgjithshme i Interpolit Jurgen Stocker : Me 20 nëntor votohet per anëtarësimin e Kosovës ne Interpol
Para hapjes solemne te Asamblesë se Përgjithshme te Interpolit ne Dubai Sekretari i përgjithshme i Interpolit Jurgen Stocker ka mbajtur një konference shtypi. Kosova teme debati, ne pritje te anetaresimit te saj ne ketë organizate botërore. Ne Dubai ne mesin e shume ministrave gjendet edhe shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli. Sekretari i përgjithshme i Interpolit Jurgen Stocker konfirmon zyrtarisht per «Presheva Jone»:
Ai gjithashtu zgjedh Komitetin Ekzekutiv të Organizatës, dhe këtë vit Kuvendi do të votojë për një President të ri për dy vitet e mbetura të mandatit aktual (deri në vitin 2020). Në përgjithësi, vendimet merren me shumicë të thjeshtë në formë të rezolutës. Çdo vend anëtar i përfaqësuar ka një votë.
Edhe Shqipëria ne ofensive lobimi
Agjencia e lajmeve “Presheva Jone” si një medium i vetëm shqiptar qe po ndjek sesionin e Asamblesë se Përgjithshme te Interpolit ne Dubai ka mësuar se më 20 nëntor vendet anëtare do te votojnë per (mos) pranimin e tri vende botërore te cilat kanë aplikuar Kosova, Vanuatu dhe Kiriobati. Mësohet se Kosovës i nevojiten 2/3 e votave të vendeve pjesëmarrëse që të bëhet anëtare e kësaj organizate.
Burime brenda MPJ-së, Kosova bashke me shtetet mike, siç janë SHBA, Gjermania, Turqia dhe të tjera ka arritur të siguroj rreth 10 vota më tepër sesa numri minimal i votave që duhen për anëtarësim. Punimet e Asamblesë se Përgjithshme ne Interpolit ne Dubai po i ndjek edhe nje delegacion nga Shqipëria , te prire nga ambasadori shqiptar ne Dubai Ermal Dredha i shoqeruar nga Ardi Veliu, drejtor i përgjithshme i policisë se shtetit dhe Amdi Likas, drejtor i Interpolit shqiptar.
Kjo e ka shqetësuar tej mase Serbinë, jo vetëm për faktin se Kosova po arrin të fitojë një fitore diplomatike karshi saj, por edhe për atë se pas anëtarësimit Kosova do të mund të mund që përmes INTERPOL-it të lëshojë fletë arreste ndërkombëtare për serb që akuzohen mga drejtësia kosovare, por që i ikin drejtësisë duke u fshehur e strehuar në Serbi.
Kongresin e Interpolit ne Dubai ne mesin e 300 gazetareve, po ndjek vetëm një gazetar shqiptare ai nga « Presheva Jone »


Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...
Si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit – ...
A ka vitamina C efekt të vërtetë në parandalimin dhe trajtim...
Çajrat që ndihmojnë gjatë ftohjes: Si t’i përdorni saktë për...
Kaos në rrugën “Fehmi Agani”, veturat e parkuara në rrugë bl...
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë