Hysri Peqani, i njohur si mjeku popullor Burdushi është paraqitur sot në gjykatë në seancën ku u diskutua për masën e sigurisë që duhet t’i vë gjykata.
Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur sot kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Hysri Peqanin i njohur si ‘ Burdushi’, i cili sipas aktvendimit për fillim të hetimeve dyshohet për katër vepra penale.
Në seancën ku gjyqtar është Luan Berisha, Burdushi kërkoi disa lehtësira nga gjykata në rast se do t’i caktojnë masën e paraqitjes në stacion policor.
Ai tha se respekton thirrjet e gjykatës por në disa ditë specifike është i nxënë.
”I mbështes fjalët e avokatëve të mi, e vlerësoj punën e juaj, jam bazuar që gjithmonë të komunikoj dhe të i respektoj ligjet e Kosovës. Për sa i përket masës së paraqitjes në stacion policor , vetëm ditëve të marte dhe të premte mos më ngucni se punoj me palë, çfarëdo dite tjetër jam i gatshëm me u paraqit”, tha Burdushi.
Në këtë seancë, prokurori Fatos Ajvazi tha se nëse i njëjti [ Burdushi] gjendet në liri mund edhe të ndikojë në dëshmitarë të rastit; sepse thirret si mjek popullor edhe pse nuk posedon dokumentacion dhe licenca te duhura, gjithashtu po të qëndroj në liri mund edhe të përsërit veprat e njëjta penale.
Avokati Asdren Hoxha e kundërshtoi kategorikisht kërkesën nga ana e prokurorisë si të pabazuar dhe të jo arsyetuar mjaftueshëm”
“Bëhet fjalë për persekutim të klientit. Është marrë në sy nga institucionet dhe nga shoqëria që të përndiqet , andaj dhe kërkohet paraburgimi pa arsye”, tha avokati.
Burdushi sipas prokurorisë dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shmangie tatimi dhe mbajtja nën pronësi të paautorizuar të armëve.
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...