Pacolli ka thënë për se Kosova i ka plotësuar kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in.
“Kosova është ndoshta vendi më i dëshmuar në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit. Jemi jashtëzakonisht krenarë që në një periudhë të shkurtër të shtet ndërtimit kemi arritur të ndërtojmë kapacitete të tilla që përbëjnë aleatët kryesor të perëndimit në regjion kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. Prandaj, Kosova më shumë se kushdo tjetër i ka të plotësuara kriteret për të qenë pjesë e cilësdo organizatë ndërkombëtare të sigurisë, duke e përfshirë INTERPOL-in”, ka thënë Pacolli për Telegrafin.
Ndryshe, Kosova tash e sa vite synon anëtarësimin në INTERPOL.Aplikimin e parë për anëtarësim në INTERPOL, Kosova e kishte bërë në vitin 2010 dhe më pas e kishte përsëritur 5 vjet më vonë. Në vitin 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për pranim në INTERPOL, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për anëtarësim.
Javën që vjen pritet të votohet rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë
Përfaqësuesit e shtetit të Kosovës kanë lobuar në shtete të ndryshme për të marrë përkrahje që Kosova të jetë pjesë e INTERPOL-it.
Ndryshe, institucionet e shtetit serb në vazhdimësi kanë bërë përpjekje që të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe organizata tjera të rëndësishme, ku Kosova ka tentuar të anëtarësohet.
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...
Liverpool e mbyll vitin me fitore ndaj Wolves
LQShA: Thirrje për mbrojtjen e sovranitetit dhe mosndërhyrje...
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së d...
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...