Moderatori televiziv Fehmi Ferati ka zbuluar një detaj që interesant se si “mjeku” popullor Hysni Peçani – “Burdushi” i “blente” gazetarët për ta ftuar në emisione.
Ferati, që është edhe ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e fundit lokale, përes një postimi në Facebook, ka treguar se si Burdushi i kishte ofruar 5,000 deri në 10,000 euro që të ftonte në emisionin që udhëhiqte ai.
“Burdushi nëse zbulon sa para i ka dhënë (blerë) moderatorëve që e kishin “ftuar” në emisione për qëllim promovimi…do të çuditeni!
Pas një emisioni që e kisha ftuar duke e ironizuar dhe mahitur për kotësinë e tij ekzorciste, e kishte kuptuar më vonë kundërefektin. Pas kësaj mua me ofronte prej 5000€ deri 10.000€ nëse e ftoj në emision me kushtin që pyetjet duhet shtruar sipas kerkeses së tij!”, ka shkruar Ferati.
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...