Një veturë diplomatike është përfshirë në një aksident të rëndë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Sipas burimeve të portalit arbresh.info kjo veturë diplomatike i përket ambasadës turke të akredituar në Kosovë. Ndërkaq në vendin e ngjarjes raportohet se kanë vdekur dy persona, kurse gjashtë të tjerë janë lënduar.
Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, është lënduar nga ky aksidenti që ndodhi pasditën e sotme rreth orë 17:00 në Mramor, rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa ambasadorja turke ndodhet në QKUK për tretman mjekësor.
Nuk ka ende ndonjë informacion për çfarë lëndimi bëhet fjalë.
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja