Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, dhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, po qëndrojnë për një vizitë pune disaditëshe në Uashington.
Me këtë rast janë takuar me ndihmës sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit, Wes Mitchell dhe me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën Jugore dhe Qëndrore, Matthew Palmer, me të cilët biseduan për punën e Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë njoftim për media thuhet se dy zyrtarët e lartë amerikan kanë shprehur mbështetjen e tyre për pavarësinë në punë të Kushtetueses, transmeton Indeksonline.
“Takime të veçanta delegacioni zhvilloi me Wes Mitchell, ndihmëssekretar i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit dhe me zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, z. Mattheë Palmer, të mërkurën, më 14 nëntor 2018. Gjatë takimit të përbashkët, të dy zyrtarët e lartë amerikanë i shprehën kryetares Rama-Hajrizi dhe gjyqtares Caka-Nimani mbështetjen e tyre për pavarësinë në punë të Gjykatës Kushtetuese, duke konfirmuar rolin e rëndësishëm të gjykatës në zhvillimin demokratik të Kosovës dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend”, thuhet në komunikatën e tyre.


Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu