Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, së bashku me drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, po marrin pjesë në takimin e rregullt vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore (EJL), i cili këtë vit po mbahet në Strugë të Maqedonisë.
Ky është takimi i 12-të me radhë dhe sivjet është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë dhe Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillim Rural (SWG) në Evropën Juglindore.
Gjatë këtij takimi, Ministrat e Bujqësisë nga Evropa Juglindore po diskutojnë për zhvillimet e ardhshme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në rajonin e EJL dhe do të shqyrtojnë procesin e bashkëpunimit rajonal në fusha të caktuara.
Në fjalimin e tij, zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, ka thënë se bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.
“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të kontribuojë sa më shumë në forcimin e rolit dhe nismave të SWG-së dhe padyshim edhe në nisma të tjera të reja që ndihmojnë në afrimin më të madh mes nesh. Ekonomia është ajo që duhet të na bashkojë, të lejë anash dallimet, dhe të jetë një angazhim i përbashkët për një zhvillim më të madh të Evropës Juglindore. Ne kemi shumë punë për të bërë dhe domosdo duhet ta përkrahim njëri – tjetrin për të zhvilluar dhe forcuar sistemin e qëndrueshëm të politikave bujqësore”, ka thënë ai.
Më tej, gjatë këtij takimi zëvendësministri ka treguar edhe për investimet e viteve të fundit të MBPZHR-së në kuadër të sektorit të bujqësisë, duke theksuar se këto investime kanë ndikuar edhe në rritjen ekonomike në vend.
Pjesë e këtij takimi janë ministra të bujqësisë nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, perfaqesues nga Greqia, Hungaria, Serbia dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, FAO-s dhe GIZ-it
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...