Teknologjia VAR do të shfrytëzohet në Premierë Ligë nga fillimi i sezonit të ardhshëm.
Vendimi është marrë me votimin e të gjitha 20 klubeve në Premierë Ligë dhe ato do të shfrytëzojnë videot për t’i ndihmuar zyrtarëve gjatë ndeshjeve menjëherë pas fillimit të sezonit të ri, transmeton portali arbresh.info.
VAR është shfrytëzuar këtë verë në Kampionatin Botëror, ndërkohë që teknologjia tani është duke u shfrytëzuar në La Liga, Serie A, Liga 1 dhe Bundesliga.
Në muajin prill, klubet në Premierë Ligë votuan kundër implementimin të VAR-it për këtë sezon ndërkohë që zyrtarët kishin probleme me këtë teknologji gjatë ndeshjeve të Kupës FA.
Por, në një deklaratë të lëshuar të sot (e enjte) thuhet:
“Klubet e Premierë Ligës kanë arritur një marrëveshje për prezantimin e teknologjisë VAR në kompeticion për sezonin 2019/20”
“Në një takim sot të aksionarëve, klubeve iu ishte prezantuar një përditësim i testeve jo të drejtpërdrejta të teknologjisë VAR të kryera nga Liga dhe Zyrtarët Profesional të Ndeshjeve këtë sezon”
“Programi që nuk transmetohet drejtpërdrejtë te ndeshjet në Premierë Ligë do të vazhdojë për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit, veçanërisht në ndeshjet e pasdites që luhen njëkohësisht, dhe zhvillimit të një protokolli të pastër për komunikimin e vendimeve nga VAR te tifozët”
“Liga tani do të bëjë një kërkesë zyrtare te Bordi i Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar dhe FIFA për të shfrytëzuar teknologjinë nga sezoni i ardhshëm”
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...