Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar menjëherë pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti sa i përket çështjes së presidentit.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar Kurtin se po tenton ta kap shtetin, shkruan Arbresh.info.
“Albin Kurti sapo na ftoi me ia bë kuorumin. Tha: “E tërheq kandidaten që i mori zero vota, e lë atë që i mori 64 vota; ejani ju me kundërkandidat dhe vazhdojmë.”
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin, por kjo nuk do të ndodhë.”
“Qytetarët gjithashtu e kanë kristal të qartë se kush po i dërgon prapë në zgjedhje. Kot i mban 20 konferenca brenda ditës”, shkroi Bajrami në Facebook.
Kujtojmë se seanca e radhës për presidentin është thirrur në ora 23:00./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...