Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe Zolltan Varga, Kryeshefi Ekzekutiv i Shërbimit të Pagesave Kombëtare të Taksave në Hungari, të enjten nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim mes Kosovës dhe Hungarisë në implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS).
Ky projekt do të ketë kosto prej 5 milionë euro, shumë kjo që Kosovës i jepet nga shteti i Hungarisë në formë të kredisë së butë. Sistemi Inteligjent i Transportit do të ofrojë menaxhim të rrugëve njëjtë sikurse në vendet evropiane.

Ky sistem do të ndihmojë në kontrollin dhe mbikëqyrjen e automjeteve në rrugët nacionale dhe autostrada, si dhe në identifikimin e kundërvajtësve në trafikun rrugor. Me vendosjen e tarifave rrugore në të ardhmen, ky sistem mundëson procedimin të gjitha pagesave dhe monitorimin e shfrytëzuesve të rrugëve.
I pari i MI-së Pal Lekaj, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje deklaroi se kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Hungarisë është vazhdimësi e projekteve që janë duke u realizuar me bashkëpunim reciprok mes dy vendeve. Ministri Lekaj tha se implementimi i këtij projekti do të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm, me vendosjen e portave në pikat kufitare dhe në pikat më të ndjeshme në rrugët nacionale dhe autostrada.

Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X