Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó është duke qëndruar në Kosovë për një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është pritur në takim nga homologu i tij kosovar Behgjet Pacolli.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli pas takimit të tyre, në një konferencë për media u shpreh i gëzuar për vizitën e ministrit maqedonas Péter Szijjártó në Kosovë.
Ai tha se Kosova duhet të lejoj që Maqedonia të përçoj në Kosovë përvojën e saj në rrugën për zhvillim të vendit.
“Kosova dhe Hungaria deri me tani kanë nënshkruar një sër marrëveshjesh që janë në implementim.
Ne si qeveri kemi bëtë të mundur që të lehtësojmë bashkëpunimin në shumë sfera mes Kosovës dhe Hungarisë.
“Inkurajoj sektorin privat që të jetë më shumë aktiv duke parë që eksperienca e Hungarisë është më e gjate sa i përket sektorit privat.
I pari i diplomacisë kosovare tha se gëzohet që po implementohen çdo ditë marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.
“Është e rëndësishme që të punohen në të ardhmen që Hungaria të jetë pjesë e zhvillimit të Kosovës”, tha Pacolli.
/Arbresh.info/

Mijëra dokumente të Epstein u larguan pas identifikimit të v...
Laporta shpërthen ndaj Real Madridit dhe arbitrimit
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special ...
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane