Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë për ndarjen e pronave të AKP-së, tri komunave veriore, asaj të Ranillugut, Kllokotit, dhe Mitrovicës së Veriut.
Sipas LDK-së, këtu përfshihen asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe toka bujqësore që duhet të privatizohen, raporton lajmi.net.
“Baza ligjore mbi të cilën merret ky vendim është e paqartë. Ky është një prej gabimeve më të mëdha që bënë kjo Qeveri. Para disa dite, Kryetari i Mitrovicës Veriore deklaroi se nuk do të ketë më privatizim në atë komunë. Me prekjen e infrastrukturës ligjore dhe kushtetuese të procesit të privatizimit të pronave, bëhet shkelje e kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Në ekonominë e tregut që po ndërton Kosova, është e paqartë se çfarë ju duhen komunave tokat bujqësore dhe ndërmarrjet komerciale që duhet të funksionojnë në sektorin privat me produktivitet dhe efikasitet sipas kushteve të konkurrencës së hapur”
Sipas LDK-së, vendimi në fjalë është diskriminues po aq sa udhëzimi administrativ i Ministrisë së Bujqësisë.
“Ky vendim është diskriminues po aq sa udhëzimi administrativ i Ministrisë së Bujqësisë, me të cilin Qeveria Haradinaj mbulon me grante 90% të investimit të bujqve në komunat në veri të Kosovës, derisa në komunat e tjera me shu
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...