Përleshje me armë mes policisë dhe grabitësve, tre persona të lënduar

10:45 | 15 Nëntor 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Gjakovë, pasi i njëjti bashkë me tre të dyshuar të tjerë të cilët gjenden në arrati, kanë kryer një vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Gjakovë, ku të dyshuarit janë hasur nga policia gjatë kohës kur ishin duke e kryer një vjedhje.

Gjatë ikjes të dyshuarit kanë goditur me veturën e tyre dy vetura të policisë dhe të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve, me ç’rast edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të të dyshuarve.

Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, si pasojë e aksidentit dëme trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

 

Shpërndaje në rrjete sociale