Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar u lexuan SMS porositë nga celulari i kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa në seancat e mëparshme janë shikuar incizime nga kamerat e sigurisë në Kuvend, para zyrës së Veljanoskit dhe kamerat tjera në korridor.
Këshilli gjyqësor javën e kaluar vendosi ta ndajë procedurën për të akuzuarin Sasho Markovski, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore nuk do të mund të paraqitet në gjykim.
Përndryshe, për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 të tjerët për veprën “nxitje”.
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale...
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje