Sportistët kosovarë po hasin ende në vështirësi për tu pajisur me viza. Së fundit një problem të tillë e ka pasur edhe Reprezentacioni i Kosovës në Xhudo.
Driton Kuka, trajneri i njohur i xhudos, ka kritikuar ashpër personelin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovës.
Sipas Kukës, punonjësit shqiptarë të kësaj Ambasade po diskriminon sportistët e Kosovës
“Problemet dhe sjelljet jo te dinjitetshme të disa personave shqiptar që punojnë në Ambasadën zvicerane dhe që pranojnë dokumentacion për viza janë bërë pengese serioze dhe e madhe për Reprezentacionin tone të xhudos.
Qe të jetë edhe ma keq kjo Ambasade po kryen punë Konsullore edhe te Austrisë dhe Francës.
Ky Shqipfolës ( nëse dikush ja din emrin kisha pas dëshire ta publikoje ) gjatë pranimit të dokumentacionit ka shpikur kërkese për Sigurim Shëndetësor vetëm për Sportistë, i cili nuk ekziston në asnjë Kompani të Sigurimeve!
Rrjedhimisht dje për ketë arsye edhe është refuzua një garues i yni i caktuar të marr pjesë në Kampionatin Evropian në Austri me 21-24 Shtator.
A është momenti dikush me ngrit zanin kundër diskriminimit, si te ecim përpara kur përballemi me kësi probleme banale sa nuk mundemi as te udhëtojmë !?
Mundësisht nëse dikush ka informata për këta persona ta dimë se këta po punojnë kundër shtetit tone!!”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës