Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa më datë 8 nëntor ka pritur në takim Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikësve, me ç’rast për së afërmi është njoftuar për kërkesat e tyre, shqetësimet dhe në tërësi për gjendjen e Zjarrfikësve në nivel vendi.
Pas këtij takimi ministri Mustafa, përveç që ka dhënë kontributin e tij në bashkëpunim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për votimin e koncept dokumentit për financat e Pushtetit Lokal në mbledhjen e Qeverisë, të datës 13 nëntor, gjithashtu ministri Mustafa ka ndërmarrë hapa konkret dhe për dy kërkesat tjera të sindikatës së zjarrfikësve, njëra për rritjen e pagës së rrezikshmërisë në punë dhe tjetra për pagesën e orëve shtesë dhe orët e gjatë punës në ndërrimin e natës.
Me këtë rast ministri Mustafa pas konsultimeve intensive me zyrtarët përkatës, shprehë gatishmërinë e plotë që në buxhetin e propozuar për vitin 2019-të, kategorisë së zjarrfikësve, t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës dhe të shikohet çdo mundësi ligjore që të rritet pagesa për rrezikshmërinë.
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Familja shqiptare u shua nga helmimi me gaz në Itali, fqinji...
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...
Mbrojtja e Thaçit dhe e Fazliut nuk do të bëjnë deklarata hy...
Osmani: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë ...