Për shkak të borës së madhe kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku në Ukrainë.
Për shkak të kushteve komplekse të motit dhe borës së madhe që bie nga ky mëngjes, në Kiev të Ukrainës kanë ndodhur rreth 300 aksidente trafiku. Sipas agjencisë ukrainase Unian, nënkryetari i shërbimit policor të Ukrainës, Aleksei Bilosicki, deklaroi se situata e trafikut është e komplikuar për shkak të kushteve të motit.
“Në këtë moment, të gjitha shërbimet janë në shërbim të sanimit të pasojave. Është formuar shtabi i veçantë operativ për të menaxhuar dhe monitoruar të gjitha shërbimet, duke përfshirë policinë, shërbimet rrugore dhe emergjente”, tha Bilosicki.
Ai vuri në dukje se policia kishte paralajmëruar qytetarët t’i kushtonin vëmendje sigurisë teknike të automjeteve dhe vendosjes së gomave të dimrit. Ndryshe, 350 skuadra janë angazhuar në pastrimin e borës në Kiev./21Media
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...