Dy persona janë arrestuar dhe dy armë janë konfiskuar në 24 orët e fundit nga policia në rajonin e Mitrovicës.
Policia ka njoftuar se mbrëmë ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në Skenderaj.
Policia në vendin e ngjarjes kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin B.G, 18 vjeçar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar, nga i cili është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.
Policia ka njoftuar se armën e dytë e ka konfiskuar gjatë ditës së sotme në rajonin e Vushtrrisë.
“Është realizuar një bastisje, me ç ‘rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë. Në cilësi të dyshuarit është intervistuar B. B, 53 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, por ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim i armës’.
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...