Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka kanë vizituar komunën e Gjilanit ku janë pritur nga kryetar Lutfi Haziri.
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri tha se ndihet i lumtur me vizitën e tyre dhe se kjo tegon interesimin e tyre për Gjilanin.
” Kjo tregon interesimin dhe kujdesin për Gjilanin, ju falënderoj për programet dhe planifikimet që i kemi në vitin 2019, programet ma të mëdha janë Mirusha, sanimi i pendes në Perlepnicë tri shkolla dhe me Ministrinë Ambientit po planifikojmë rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit”.
E Ministri Valdrin Lluka pas takimit tha se u fol për shumë projekte të mëdha që janë duke u raaloizuar në Gjilan.
“këtu jemi për të diskutuar për investime dhe ka shumë projekte ku ujërat kanë marrua një pamje të veçant dhe Gjilani është më mirë se tjerat vende dhe do të shqyrtojmë edhe ndryshimin e gypave të azbesit dhe vullneti nuk mungon për këtë çështje. Do mundohemi të përmirësojmë edhe furnizimin më ujë”.
Ndërsa Ministri Matoshi tha se ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë do të përkhra në projektet e rëndësishe Gjilanin.
“Janë çështje që na lidhin dhe këto probleme që u diskutuan dhe po mundohemi të t’i sanojmë. E keni vëmendjen e dy ministrive dhe janë projekte konkrete, të gjitha shqetësimet e Gjilanit janë edhe probleme tona si Ministri. Më e rëndësishmja është punimet në Hidramorav dhe shpresojmë që sa më shpejt të zgjidhim problemet më ujëra të zeza. Në çështjen e cilësisë të ajrit ju lus të besoni atyre të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kohë pas kohe po dalin disa të dhëna por që nuk duhet të shkaktohet panik në këtë aspekt. Nuk jemi në gjendje shumë të rend dhe nuk duhet të krijohet panik për cilësinë e ajrit”./arbresh.info/

Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...