Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë dhe komuna e Obiliqit përurojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje.
OSBE do të lehtësojë nënshkrimin formal të memorandumit të mirëkuptimi ndërmjet komunës së Obiliqit, përfaqësuesve të gjyqësorit, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe strehimores për viktimat e dhunës në familje, për themelimin e Mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje në këtë komunë.
Ky organ do të shërbejë për të koordinuara më mirë veprimet e këtyre institucioneve në reagimin e tyre ndaj incidenteve të dhunës në familje. Koordinatori i mekanizmit do të zgjidhet gjatë ngjarjes, ndërsa pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për funksionet dhe aktivitetet fillestare të mekanizmit.
Duke vepruar sipas kërkesës së koordinatorit të Kosovës kundër dhunës në familje, Misioni i OSBE-së deri më tani ka mbështetur krijimin e këtyre mekanizmave në Prishtinë, Ferizaj dhe Lipjan, dhe ka ndihmuar në rimëkëmjen e atij në Prizren.
Fjalimet hyrëse do të mbahen nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi dhe Zëvendësministri i Drejtësisë/Koordinatori i Kosovës kundër Dhunës në Familje z. Naim Qelaj.
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...