Gjashtë njerëz, përfshirë edhe komandantin e Hamasit kanë mbetur të vdekur pas një operacioni të Izraelit në Rripin e Gazas, kanë deklaruar autoritetet palestineze.
Ata thonë se përleshjet kanë zënë vend në lindje të Khan Younis, transmeton portali arbresh.info
Izraeli ka pranuar se ka pasur shkëmbime zjarri gjatë një operacioni dhe ka shtuar se të gjithë ushtarët tanimë janë kthyer në Izrael.
Pas kësaj përleshje, janë dëgjuar sirenat në Izrael, ndërsa Gaza ka lëshuar disa raketa në drejtim të Izraelit.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka ndërprerë vizitinë e tij në Paris dhe është kthyer urgjentisht në shtëpi.
Një zëdhënes i Hamasit e ka quajtur sulmin “akt qyqar nga ana e Izraelit”.
Militanti i vrarë është Sheikh Nur Barakeh, një komandant i brigadave Izzedine al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, në Khan Younis.
Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës janë rritur gjatë kohëve të fundit.
Që nga fundi i muajit mars, më shumë se 200 palestinezë në Gaza kanë mbetur të vrarë, shumica e tyre kanë humbur jetën gjatë protestave përgjatë kufirit./arbresh.info/
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...
Sot varroset malishevasi që dyshohet se bëri dje vetvrasje