Sipas prokurorëve federalë, i dyshuari, Cole Allen, tentoi të depërtonte në zonën ku ndodhej presidenti, ndërsa mbante me vete një armë.
Videoja e publikuar tregon momentin kur ai kalon përmes sigurisë dhe hap zjarr ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret amerikan, duke shkaktuar panik në sallën e eventit, që u zhvillua në Ëashington Hilton.
Prokurorja federale Jeanine Pirro deklaroi se autori qëlloi të paktën një herë me pushkë gjahu, ndërsa një agjent i Shërbimit Sekret iu përgjigj me pesë të shtëna.
Agjenti i plagosur mbijetoi falë jelekut antiplumb.
31-vjeçari Allen u paraqit në gjykatën federale të enjten, ku pranoi të qëndrojë në paraburgim deri në zhvillimin e gjyqit, ndërsa nuk i ka mohuar akuzat.
