Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i punëve të Jashtme, me ftesë të autoriteteve më të larta franceze, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.
Në mesin e përfaqësuesve të më shumë se 50 shteteve tē botës, ai ishte edhe me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit Trump, John Bolton, zëvendësndihmësekretarin e shtetit Wes Mitchell, ministrin e jashtëm të Francës Jean Yves Le Drian, ministrin e jashtëm të Turqisë Mevlut Cavushoglu etj.
“Paqja dhe siguria në botë është prioriteti i aleatëve tanë, ndërsa zotimi i Kosovës është i fuqishëm për t’i kontribuar kësaj sigurie,” ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Ky është përcaktimi primar yni dhe në këtë funksion është edhe angazhimi ynë për tu bërë anëtar i Interpolit dhe mekanizmave tjerë të sigurisë ndërkombëtare.”/arbresh.info/

Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...