Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-deputeti i Maqedonisë dhe anëtari i AShAM-it, Izet Zeqiri reagon ndaj propozim-ligjit të ri për mbrojtje të fëmijëve ku parashihet shfuqizimi i shtesës për fëmijën e tretë.
Sipas Zeqirit, shfuqizimi i shtesave për fëmijët e tretë dhe zëvendësimi i saj me ndihmë vetëm njëherë për çdo fëmijë të lindur është i gabuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kjo masë që propozohet nuk mundet te krahasohet me të drejtën që kanë pasur prindërit të cilët 10 vite kanë marrë kompensim për fëmijën e tretë mbi 8000 denar. Nuk di çfarë analizash ka bërë ministria e Punës dhe Politikës Sociale por këto masa që kanë qenë deri tash kanë pasur efektin e vetë në rritje e natalitetit ku në mesatare janë ruajtur lindjet në 8 vitet e fundit nga viti 2010 deri në 2017, 23.342 lindje në vjet”, shkruan profesori universitar, Izet Zeqiri.
Ai shton se gjykuar në bazë të numrave të të lindurve qeveria ndoshta i frikohet natalitetit të shqiptarëve sepse, siç thotë ai, shtesat për fëmijën e tretë dukshëm e kanë nxitur natalitetin e shqiptarëve veçanërisht në regjionet dhe komunat ku jetojnë shqiptarët.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...