
Serbian Minister for foreign affairs Vuk JEREMIC (R); talks to media during the general affairs Council meeting in Bruxelles. Photo: Thierry MONASSE/STA
Kryetari i Partisë popullore opozitare serbe Vuk Jeremic ka thënë se kreun shtetëror të Serbisë faluri i Kosovës në Notër Dam “nuk e godet fort” dhe se përfaqësuesi i Kosovës as që do të ftohej në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së parë botërore sikur për këtë rast të mos ishte paraparë “performanca e Aleksandar Vucicit e Hashim Thaçit”.
“Sikur të mos kishte pasur takime të fshehta ndërmjet këtyre dyve në mars të këtij viti, në të cilat kanë filluar bisedimet për ‘përkufizim; dhe ku ka lindur ideja mbi paraqitjen e përbashkët në Paris më 11 nëntor, përfaqësuesi i Kosovës nuk do të merret pjesë në atë ceremoni”, ka thënë Jeremic në emisionin “Zumiranje”, transmeton në portalin në internet Radiotelevizioni i Vojvodinës.
Siç e ka transmetuar Partia popullore, Jeremic mendon se Serbia ngjarjet e mëdha, si kjo e Parisit, i shfrytëzon në mënyrë të gabuar dhe ekziston një problem esencial i të kuptuarit të diplomacisë të regjimit aktual, trasnemton gazetametro.net.
“Qëllimi i pranisë së kreut të shtetit në një tubim diplomatik është që ai të paraqitet në mënyrë atraktive në tabloidët shtetërorë e në ‘Pink’”, ka thënë Jeremic dhe ka shtuar se aktivitetet diplomatike po shndërrohen në shfaqje vulgare.
Jeremic mendon se deklarata e Vucicit se politika e tij e korrigjimit të kufijve ka përjetuar dështim, është plotësisht e pavërtetë.
“Realiteti është se sot jemi në një fazë të avancuar të bisedimeve mbi ‘përkufizimin’, përkatësisht mbi korrigjimin e linjës administrative të përkufizimit të Kosovës dhe pjesës tjetër të Serbisë, e cila me marrëveshjen ligjërisht të obligueshme do të bëhej kufi shtetëror”, ka thënë Jeremic dhe ka shtuar se kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Ne faktikisht gjendemi në fazën përfundimtare të bisedimeve, dhe në gjysmën e parë të vitit 2019 mund të pritet një ‘blickrig’ diplomatik-medior, në të cilin vetëm do të bëhet e ditur se për çka të dy palët janë marrë vesh”, ka thënë Jeremic, i cili mendon se pas kësaj do të pasojë deklarata e kuvendit, referendumi apo zgjedhjet parlamentare, në të cilat Vucici do të kërkonte mbështetje për vendimin e tij.
Hamza në Mitrovicë premton spital të ri regjional
Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi shpallen më të mirët e vitit në ...
Murati: Shpenzimi buxhetor për investime kapitale kalon shif...
Sallahu takon mërgimtarët: Institucionet e Kosovës do të jen...
Osmani falënderon mërgatën: Kontributi juaj për atdheun ësht...
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë ...