Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Institutin për Afirmim të Marrëdhënieve Ndër-etnike, mbahet debati publik për pakon e Projektligjit për Forcat e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.
Kryetari i Komisionit, Haxhi Shala në pyetjen e berë se si do të funksionoi Forca e Sigurisë në ambientet ku komuniteti serb ka rezistencë ndaj kësaj force, ka thenë se sa here që ka nevojë aty do të jetë FSK-ja.
“Forca e Sigurisë është mbështetje e qytetarëve dhe asnjëherë nuk do të ketë rezistencë të komuniteteve dhe as nuk ka pasur. Sado që ka deklarata politike, komunitetet sa herë që ka nevojë, aty do të jetë FSK-ja”, ka thënë Shala.
Gjithashtu edhe Anëtari Rexhep Selimi ka thënë se nuk ka nevojë askush të ndihet i rrezikuar e as të bejë rezistencë.
‘Kjo forcë është multi etnike dhe roli i saj nuk është ruajtja e rendit dhe ligjit por ruajtja e integritetit të vendit. Dhe askush nuk ka nevojë të rezistoj ndaj kësaj force. Ata do të veprojnë sa herë që ju keni nevojë”, ka thënë ai./arbresh.info
Hamza në Mitrovicë premton spital të ri regjional
Egzon Gjuka dhe Tina Hetemi shpallen më të mirët e vitit në ...
Murati: Shpenzimi buxhetor për investime kapitale kalon shif...
Sallahu takon mërgimtarët: Institucionet e Kosovës do të jen...
Osmani falënderon mërgatën: Kontributi juaj për atdheun ësht...
Putini i hapur për shkëmbim territoresh, por e do të gjithë ...