Duke folur në një tubim në Beograd të enjten, një përfaqësues i NATO-s ka deklaruar se aleanca nuk është kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.
Por kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën (Kosova), tha Robert Pszczel, zyrtar i lartë për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor nga Departamenti i Diplomacisë Publike të NATO-s,
Sipas tij, transformimi i Forcës së Siguerisë së Kosovës është e drejtë e autoriteteve të Kosovës “, por që çdo zhvillim duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare”.
“Nëse ne do ta heqim atë drejtë prej tyre, atëherë ne e dimë se çfarë është situata dhe çfarë do të thotë kjo”, tha Pszczel.
Kur bëhet fjalë për praninë e KFOR-it në Kosovë, sipas Pszczel, nuk ka plane për të zvogëluar ose ndryshuar asgjë, ndërkohë që prania e tyre varet nga situata e sigurisë. Pozicioni i NATO-s është të vazhdojë kërkimet për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, shtoi ai.
Ndihmësi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Branimir Filipoviq tha se qëndrimi i Serbisë është që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri po bëhet kundër rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,
“Nuk mund të ketë dy ushtri në një fushë, NATO ka pikëpamjen se transformimi është i mundur nëpërmjet kornizës kushtetuese dhe ne kemi të përbashkët se jemi kundër lëvizjeve të njëanshme. Pikërisht lëvizjet e tilla nga Prishtina përfaqësojnë problemet që janë më të mëdhatë në këtë zonë”, theksoi ai.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...