Nënkryetari i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se ideja për korrigjim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një koncept i pamatur.
Ai këto komenti i ka bërë në emisionin Zona B, duke shtuar se kjo ide e ka dëmtuar vendin pasi që sipas tij disa vende e kanë tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.
“Në fakt kjo rezolutë e ka një histori më të gjatë. Para dy muajve ne kemi kërkuar një rezolutë së bashku me spektrin opozitar në mënyrë që ta ndalojmë idenë e prekjes së sovranitetit territorial të Kosovës për arsyen e vetme se ne e dimë si kemi ardhur deri këtu”.
“Normalisht që ne opozita jemi kundër një koncepti të tillë i cili është i pamatur. Një ide e tillë e ka ndare spektrin politik brenda Kosovës”.
“Kosova është një dhe e pandashme, prandaj ne duhet ta ruajmë sovranitetin e vendit”.
“Edhe Brukseli edhe ne në raport me Brukselin duhet ta ndërrojmë qasjen”.
“Deri sa ne jemi de-jure në kushtetutën e Serbisë dhe ata nuk na pranojnë si shtet, nuk jemi të barabartë as në mekanizmat e bashkëpunimit”.
“Është problem i mazhorancës se si të gjendet konsensusi i përbashkët. Së pari çështjen e demarkacionit, Kuvendi i Kosovës po ia adreson LDK-së”.
“Pa LDK-në nuk do të mund të arrihen kurrë dy te tretat e votave, sepse ne jemi partia më e madhe opozitare”.
“Ligji për referendum është një çështje që duhet shumë të mendohet”.
“LDK po tenton me ndalë Presidentin e vendit me idetë e tij sepse janë anuluar disa njohje”.
“Ne LDK-ja jemi partia më e madhe. Ne jemi lokomotivë e të gjitha proceseve politike. Në momentin që ne po e lëshojmë Kuvendin, ju po ngeleni pa kuorum. Asnjë platformë nuk bëhet pa ne”.
“Ju e dini sjelljen në New York që është bërë, kanë filluar me na u tërheq njohjet. Kjo logjikë qeverisëse është duke e futur vendin në një rrugë pa krye”.
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...