West Ham United thuhet se është njëri nga klubet e interesuara për shërbimet e ish sulmuesit të Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasrit.
Francezi aktualisht së fundmi ka qenë duke qëndruar jashtë fushës për shkak të dënimit prej 18 muajve si pasojë e përdorimit të drogës, por tani ai është i lirë për të kërkuar një klub të ri brenda muajve të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘The Mirror’, trajneri Manuel Pellegrini favorizon ribashkimin me Nasrin në një të ardhme mes krizës së fundmit me lëndime te klubi i tij.
“Hammers” tashmë është në mungesë të lojtarëve si Jack Wilshere, Manuel Lanzini dhe Andriy Yarmolenko dhe duke marrë parasysh numrin e madh të lojtarëve jashtë linjave, Nasri do të ishte një opsion afatshkurtër shumë i mirë për të përforcuar linjën frontale të klubit.
Përveç West Ham United, Evertoni ka shfaqur gjithashtu interesim për të arritur një marrëveshje me ish yllin e Premierë Ligës, megjithëse ata nuk kanë ndonjë problem madhështor në lidhje me lëndime aktualisht./arbresh.info/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...