Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i operatorit ekonomik Konzerciumit ”URBAN”, Blerant Lila, sot në ambientin e komunës kanë nënshkruar kontratën për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim- afatshkurtër.
Me anë të nënshkrimit të kësaj kontrate komuna e Mitrovicës, ka dhënë me qira objektin afarist Qendra Tregtare për periodën 15-vjeçare, e cila është e ndërtuar në kuadër të projektit të Qendrës Multifunksionale “Omni Sport”.
Kryetari i komunës, Bahtiri, tha se me këtë akt po bëhet zgjidhje më e mirë për funksionalizimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Mitrovicës gjegjësisht Qendrës tregtare.
“Përmes nënshkrimit të kësaj kontrate presim që këtë ndërtesë të bukur dhe shumë funksionale operatori ekonomik Konzerciumi “URBAN” ta funksionalizojë sa më parë në mënyrë që kjo të bëhet një qendër moderne afariste, atraktive për të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës,duke përfshirë edhe atë veriore”, tha kryetari Bahtiri.
Po ashtu kryetari Bahtiri, theksoi se në këtë qendër priten të punësohen rreth 540 qytetarë dhe gjithë qytetarët do të kenë mundësi të shohin brendet më të mëdha evropiane./arbresh.info
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...