Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së në Lipjan, tha se Kosova po kalon momente të ndjeshme, kjo për shkak të tri temave të karakterit nacional.
“Gjykata Speciale, Demarkacioni si dhe Asociacioni i Komunave serbe, janë tri tema me shumë probleme” tha Haradinaj.
“Prandaj kërkohet përgjegjësi dhe mobilizim i anëtarësisë së AAK-së, që të ketë qasje konstruktive, por edhe kundështim të civilizuar, në mënyrë që të korrigjohet çka është e mundur”, tha ai.
Haradinaj tha se cilësia e keqe në qeverisje mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, proces ky i cili po ashtu kërkon një mobilizim të përgjithshëm.
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?