E për këtë përplasje ka folur edhe njohësi i shkencave të politikës.
Konfliktet verbale në mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi dhe deputetit Milaim Zeka nuk kanë të ndalur
Është Jakup Krasniqi ai i cili e nisi gjithë këtë, më pastaj për ta vazhduar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili në një reagimin e akuzoi Krasniqin për punësime familjare.
E për këtë përplasje ka folur edhe njohësi i shkencave të politikës.
Profesori i shkencave të politikës, Jeton Kelmendi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar përplasjen mes Krasniqit dhe Zekës, ka thënë se këto i konvenojnë vetëm presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe segmenteve të caktuara antishqiptare.
“Këto ndodhin sepse kësisoj i konvenojnë presidentit Thaçi dhe segmenteve antishqiptare brenda e jashtë Kosove, prandaj fusin këso lloj hendekësh brenda subjekteve politike të ndryshme, brenda faktorëve ndërmjet vete”, është shprehur Kelmendi.
Kelmendi ka potencuar se kjo përplasje nuk po bëhet rastësisht, pasi që sipas tij, kjo është e organizuar mirë nga qarqe të caktuara.
“E gjithë kjo është një skenar i mirë organizuar nga qarqe të caktuara. Nuk është se bëhetrastësisht”, ka përfunduar Jeton Kelmendi
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...