Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka miratuar vendimin për masën tarifore ndaj importit të produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ky vendim është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me propozim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili ka konsideruar se kjo është në përputhje edhe me raste të tjera të Organizatës Botërore të Tregtisë, transmeton lajmi.net.
Ministri Shala gjithashtu është deklaruar për arsyen e vendosjes së kësaj takse, duke thënë se kjo ka ndodhur se Kosova tani është shtet dhe nuk do të lejohet që askush e në këtë rast as Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta trajtojnë Kosovën siç e kanë trajtuar deri më tani.
“Kjo masë tarifore është vendosur për të treguar që ky vend tashmë është shtet dhe nuk do të lejojmë që askush e në këtë rast Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta trajtojnë Kosovën siç e kanë trajtuar deri më tani”, ka thënë për Klan Kosova ministri.
I pyetur nëse kjo masë mund të largohet, ministri Shala është përgjigjur se: “Me dëshirën dhe vullnetin tim, do të largohet vetëm atëherë kur Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta trajtojnë Kosovën njëjtë.”
“Unë si minister dhe Qeveria e Kosovës dëshirojmë të kemi raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit”, është shprehur në fund ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.
Ndërsa shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, sot gjatë ditës, është shprehur se Kosova për herë të parë ka bërë një hap mbrojtës në raport me Serbinë.
“Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve me Serbinë kemi marrur një masë mbrojtëse, i kemi vendosë një masë krejt produkteve serbe dhe të Bosnjes e Hercegovinës.”
Kryeministri Haradinaj, gjithashtu është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak se një pjesë e Bashkimit Ndërkombëtar po beson se çdo gjë e zgjedh tavolina e dialogut.
Ndërkohë, për vendimin e masës tarifore ka pasur edhe reagime të BE-së, ku nëpërmjet Maja Kocijancicit kanë kërkuar që kjo masë të revokohet menjëherë, ndërsa Serbia ka kërkuar pezullimin e dialogut deri në shfuqizimin e këtij vendimi./
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...