Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri e ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas vendimit për vendosjen e masës prej 10 për qindëshin për disa produkte që importohen nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina.
Kur vendi ka zot shtëpie, thotë Thahiri për vendimin e marrë nga Haradinaj, duke thënë se kështu vendosin “gjeneralët e vërtetë”, transmeton lajmi.net.
“Kur shtëpia, ka Zot shtëpie, kojshit nuk e kanë mundesinë me na shkelë. Nuk jam, dhe as nuk kam qenē pishman për koalicionin që e kemi bërë me Qeverinë Haradinaj”, ka shkruar Tahiri duke thënë se kështu vendosin “gjeneralët e vërtetë””, ka shkruar ai.
Shkimi i plotë i Tahirit:
“GJENERAL I VERTETË R HARADINAJ. Kur vendi ka zot shtëpie, vlera vjen e rritet!
Kur shtëpia, ka Zot shtëpie, kojshit nuk e kanë mundesinë me na shkelë. Nuk jam, dhe as nuk kam qenē pishman për koalicionin që e kemi bërë me Qeverinë Haradinaj”, ka shkruar Tahiri duke thënë se kështu vendosin “gjeneralët e vërtetë”.
“Qytetarë të Kosovës, se di a keni dëgjuar lajmin e fundit, apo jo, por ky Zotria dhe Qeveria, i’a ndaluan produktet Serbisë, përmes taksave të larta, në mbrojtjee të produkteve vendore dhe për t’a mbrojtur edhe dinjitetin e Repubblikës së Kosovës. Urime Kosovë dhe Qeveri e saj. Le të lobon tash Serbia kunder Interpolit dhe shumë tê mirave që e presin Kosovën tonë. Kështu vendosin Gjeneralët e vërtetë”, ka shkruar ai.
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...