Liverpooli ka pranuar dy gola të njëpasnjëshme mbrëmjen e sotme (e martë) kundër skuadrës sebe Crvena Zvezda.
Gjiganti anglez është në disavantazh prej 2 me 0 pas vetëm gjysme ore lojë në takimin mes tyre në kuadër të xhiros së katërt të Grupit C në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët shënuan fillimisht në minutën e 22′ nga një rivënie këndore. Sulmuesi qendror Milan Pavkov realizoi me kokë për 1 me 0 pas asistimit nga Marko Marin.
Goli tjetër u realizua sërish nga Milan Pavkok vetëm shtatë minuta më vonë.
Pavkov me një supergoditje nga distanca mposhti portierin Alisson për herë të dytë në stadiumin Rajko Mitic.
Kujtojmë që ylli shqiptarë Xherdan Shaqiri nuk është ftuar fare për këtë ndeshje nga Jurgen Klopp për shkaqe sigurie.
Sidoqoftë, Shaqiri ishte i pranishëm në fitoren e thellë 4 me 0 kundër skuadrës serbe në ndeshjen e zhvilluar në Anfield./arbresh.info/
Shikoni dy golat:
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit