Qeveria e Republikës së Kosovës, sot në mbledhjen e saj, ka vendosur tarifa prej 10 për qind në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Me rekomandimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë në mbledhjen e qeverisë është vendosur kjo masë tarifore e cila ka hyrë në fuqi menjëherë nga Qeveria e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ministri i MTI-së, Endrit Shala gjithashtu ka treguar se nga kjo masë përjashtohen vetëm produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në këto dy shtete të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Sipas ministrit Shala, MTI ka bërë analizën e duhur të të gjitha produkteve të cilat e dëmtojnë tregun vendor dhe pas kësaj ka propozuar masën tarifore prej 10 për qind ndaj të dy shteteve.
Produktet që kanë 10 për qind masën tarifore të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës janë:
Qumështi dhe produktet e qumështit, mollët, produktet higjenik, tekstili, mielli, materiali ndërtimor, biskotat e ëmbla, lëngjet, medikamentet, uji, alkooli, produktet e duhanit dhe makineritë.
Ministri Shala ka pohuar se kjo praktikë është edhe nga Organizata Botërore e Tregtisë dhe kjo masë tarifore do të aplikohet për të gjitha produktet, përveç brendeve ndërkombëtare.
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...