Zëvendëskryeministri Pacolli dhe ministri Matoshi u zotuan që në fshatin Marevc do të ketë edhe investime të tjera me qëllim të përmirësimit të jetës së banorëve të kësaj ane.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, dhe këshilltarët politik, sot kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve të Projektit “ Pastrimi i shtratit të lumit Marevc- Prishtinë”, i financuar nga MMPH, në vlerë prej 90 mijë e 388 euro, thuhet në njoftim të MMPH.
Ministri Matoshi dhe zëvendëskryeministri Pacolli, kanë mirëpritur fillimin e punimeve, duke vlerësuar këtë projekt të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e biodiversitetit, krijimin e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm dhe zhvillim të turizmit malor në fshatin Marevc, transmeton lajmi.net.
Të pranishmit vlerësuan se ky projekt është i domosdoshëm edhe për zhvillimin e mirëqenies së banorëve të fshatit Marevc, duke parandaluar kështu shpërnguljen dhe migrimin nga kjo zonë.
Zëvendëskryeministri Pacolli dhe ministri Matoshi u zotuan që në fshatin Marevc do të ketë edhe investime të tjera me qëllim të përmirësimit të jetës së banorëve të kësaj ane.
Punime për projektin “Pastrimi i shtratit të lumit Marevc- Prishtinë”, do të zgjasin 90 ditë.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...