Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj lajmit “Gjakovë, tre meshkuj e sulmojnë një femër me thika e shufra në vendin e punës”, duke thënë se personi i sulmuar është mashkull.
“Me dt. 03.11.2018 në Gjakovë, tre persona, dy madhor dhe një i mitur kanë sulmuar një person (gjinisë mashkullore) për shkak të një mosmarrëveshje te mëhershëm në vendin e tij të punës duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore”, thuhet në këtë njoftim.
Kujtojmë se lajmi për rrahjen e gruas në vendin e punës është marrë nga raporti 24 orësh që Policia e Kosovës ka dërguar për media ditën e hënë.
“Prokuroria Themelore ne Gjakovë, pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë me dt.04.11.2018 ka paraqit kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy te dyshuarve B.P., dhe K.P., për shkak se te njëjtit dyshohen se kanë shkuar ne vendin e punës ku punon i dëmtuari dhe e kanë sulmuar fizikisht duke I shkaktuar lëndime te renda te dëmtuarit K.H., ndërsa dje me dt. 05.11.2018 është mbajtur seanca dëgjimorë ku prokurori ka kërkuar qe ndaj te dyshuarve te caktohet masa e paraburgimit”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...